Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit – Ekonomia Online

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Giovanni Malago është zgjedhur president i ri i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), duke mposhtur kandidatin Giancarlo Abete në garën për drejtimin e këtij institucioni.

Malagò, i cili nga viti 2013 deri në 2025 ka shërbyer si president i CONI-t, ka qenë gjithashtu drejtues i Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina.

Mandati i tij në krye të FIGC do të zgjasë dy vite, pasi ai do të përfundojë pjesën e mbetur të mandatit të lënë nga Gabriele Gravina, i cili kishte dhënë dorëheqje pas rizgjedhjes në vitin 2025.