Djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Hagë, ku u kërkua drejtësi për çlirimtarët, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ai tha se, megjithëse nuk ishte fizikisht i pranishëm në protestë, me zemër ishte bashkë me protestuesit duke kërkuar drejtësi.
Ai po ashtu falënderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që, sipas tij, i kanë dhënë familjes në këtë periudhë të vështirë.
“Këtë fundjavë qëndrova në Hagën e zymtë për vizitë te babai. Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku duke kërkuar drejtësi. Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë. Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre”, ka shkruar ai.



Të tjera
Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc
Jemi bllokuar në rrugën e integrimit, s’po kërkojmë bamirësi, por respekt për punën e reformat
Studim i ri, depresioni dhe vetëvrasjet të lidhura me ndotjen e ajrit