Lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani në “Politico”, për shkatërrimin e 900 bandave në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, këshilltari i saj i medias, Bekim Kupina ka dhënë një sqarim.
Ai thotë se përgjigja e presidentes nuk kishte të bënte me banda, por me rastet që kanë ndodhur në vendin tonë.
Tutje, Kupina tha se Osmani asnjëherë nuk e ka paraqitur Kosovën si një vend të krimit.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në përgjigjen e tij.
Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.



Të tjera
Kujdesi për lëkurën nis me gjumin
Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë është e rrezikshme
Gjashtë sëmundjet që nuk ju lënë të dobësoheni