Para 31 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Po atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.
Komunikata e shkruar po atë ditë mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998, në një postim në Facebook.
The post Dita e emërtimit të UÇK-së appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm