“900 ‘bandat’: Osmani ndryshon tonin dhe shpjegon çfarë kishte parasysh me deklaratën!”

Lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani në “Politico”, për shkatërrimin e 900 bandave në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, këshilltari i saj i medias, Bekim Kupina ka dhënë një sqarim.

Ai thotë se përgjigja e presidentes nuk kishte të bënte me banda, por me rastet që kanë ndodhur në vendin tonë.

Tutje, Kupina tha se Osmani asnjëherë nuk e ka paraqitur Kosovën si një vend të krimit.

“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në përgjigjen e tij.