Një gjest i lartë përgjegjësie qytetare është shënuar në Istog, ku më 15 nëntor 2025 qytetari Sheremet Osmanaj ka dorëzuar në Stacionin Policor një kuletë të humbur që e kishte gjetur në qytet.
Në kuletë ndodheshin gjithsej 3,194 euro e 30 cent, të cilat Osmanaj i dorëzoi pa hezitim tek Policia e Kosovës.
Zyrtarët policorë kanë identifikuar menjëherë pronarin e kuletës, i cili është ftuar në stacionin policor dhe i janë kthyer si kuleta ashtu edhe të hollat në tërësi.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Osmanaj për veprimin e tij, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë dhe integritetit qytetar.v



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm