Wesley Clark, ish-Komandant Suprem për Evropë i NATO-s, në dëshminë e tij në Hagë ka folur për përpjekje për spastrim etnik të shqiptarëve në veri të Kosovës pas përfundimit të luftës më 1999.
Tha se kishte kërkuar “forca (trupa) pa franceze” në veri të Kosovës që shqiptarët të mund të jetonin atje.
“Ka pasur spastrim etnik në veri të lumit Ibër, në atë masë saqë mua mu desh të shkoja ta takoja Ministrin e Mbrojtjes të Francës, herët në tetor; dhe te Sekretari Gjeneral i NATO-s që të ankohesha: sepse në thelb ka pasur përpjekje serbe të organizuar për të spastruar zonat në veri të Ibrit ku ishte Mitrovica. Dhe shkova të shoh ministrin (Alain) Richard nën instruksionet e Gjeneralit Solana. Dhe, Richard më tha, se “unë kam dhënë urdhra te trupat franceze për të mbrojtur serbët në ato zona, dhe që t’i mbështesim”. Pra, unë e kisha të vështirë (ta pranoj) këtë. Por, është mënyra se si NATO-ja operon, ka një masë të diskrecionit nacional madje edhe nën kontroll të komandës së NATO-s. M’u desh të apeloja të ai që të ndryshojë ato urdhra. Dhe, më vonë krijova një përforcim special (trupash) pa francezë për të shkuar në veri të Ibrit në Mitrovicë për t’u përpjekur të ruaj mundësinë që shqiptarët të mund të jetojnë atje. Raportet që merrja ishin se kishte doktorë shqiptarë dhe spitale dhe njerëz të tjerë që ishin përzënë nga rajonet nga serbët. Dhe, pash që këtë e kishin bërë paramilitarë serbë ose forca speciale serbe”, tha Clark



Të tjera
Gjermania mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Kosovës në proceset e paqes, sigurisë dhe integrimit euroatlantik
Dëmet që i shkaktoni fytyrës nëse flini pa pastuar grimin
“Kriza parlamentare: Konjufca kërkon shumicën, opozita frenon Qeverinë – LVV përfiton”