Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i komisioneve të përhershme parlamentare është hapi më urgjent për institucionet, duke paralajmëruar se vonesat po rrezikojnë funksionimin normal të proceseve shtetërore.
“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e Kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që është urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare,” tha Kurti për T7.
Ai theksoi se pas konstituimit të Kuvendit, procedurat duhet të vazhdojnë pa pengesa.
“Tash që kemi konstituuar Kuvendin, është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtejshëm në Kuvend,” u shpreh ai.
Kurti paralajmëroi se çdo ditë pa komisione funksionale po dëmton proceset ligjore, administrative dhe përfitimet që u takojnë qytetarëve.
“Çështje më urgjente se kjo nuk ka,” shtoi ai.
Kryeministri në detyrë kujtoi gjithashtu se afati 15-ditor për mandatarin e propozuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përfundon së shpejti.
“Pesëmbëdhjetëditëshi i mandatarit Konjufca vlen deri të mërkurën,” tha Kurti, pa zbuluar nëse tashmë janë siguruar numrat për formimin e Qeverisë.



Të tjera
“Rasti i ‘53 milionëshit’: Ish-ministri Zharku mohon neglizhencat – ‘Bechtel Enka punoi aq sa kishte buxhet’”
Gjermania mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Kosovës në proceset e paqes, sigurisë dhe integrimit euroatlantik
Dëmet që i shkaktoni fytyrës nëse flini pa pastuar grimin