Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka marrë pjesë në procesin e shkatërrimitt ë substancave narkotike, që janë konfiskuar e sekuestruar në raste të ndryshme penale.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbëre të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës në përputhje me procedurat standarde të veprimit.
“Gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:
Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram
Kokainë: 886.89 gram
Heroinë: 7 kg e 788.7 gram
Bimë kanabis: 8 copë
Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram
Kërpudha narkotike: 155.7 gram
Monedha të letrës: 160 euro
Valixhe (çantë): 3 copë”
Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë.
Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian.


Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm