Ish-Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po paraqitet si dëshmitar në mbrojtje të Hashim Thaçit, përcjell KosovaPost.
Pas fillimit të dëshmisë, ish-kryediplomati Enver Hoxhaj reagoi përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar paraqitjen e Clarkut si “bombardimin e dytë” ndaj Serbisë.
“Gjenerali Wesley Clark sot po e bombardon për herë të dytë Serbinë. Historia është e qartë. Të vërtetat po dalin në dritë. Drejtësia po afrohet”, shkroi Hoxhaj.
Dëshmia e Clarkut pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e luftës në Kosovë dhe vendimet që çuan në intervenimin e NATO-s në vitin 1999.



Të tjera
Gruaja shqiptare, hallka më e fortë e qëndresës dhe drejtësisë
Superliga e basketbollit rikthehet me ndeshje vendimtare
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias