Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e Presidencës potencohet se, Osmani e ka uruar ambasadorin për detyrën e re dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy shteteve në fusha me interes të përbashkët.
“Presidentja Osmani e vlerësoi Norvegjinë si një partner të rëndësishëm dhe afatgjatë të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë vendit tonë përmes programeve të ndryshme ndër vite, si dhe për përkrahjen e ofruar në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë në fusha të ndryshme.



Të tjera
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm
Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë