Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj shqiptar, Bajram Begajn, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, përcjell KosovaPost.
Përmes një reagimi në X, Osmani tha se sot qytetarët e Kosovës festojnë bashkë me ata të Shqipërisë.
“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani.
Postimi i plotë:



Të tjera
Orizi kafe më i shëndetshëm, por përmban më shumë kalori
Duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit
Në horizont algoritmi interesant për gjuhët e huaja