Në përvjetorin e 31-të të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre nga bashkëthemeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Nait Hasani rikujtojnë procesin e organizimit, mbështetjen e popullit dhe komunitetit ndërkombëtar, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, tre ish-pjesëtarët e lartë të strukturave të UÇK-së theksuan se ky sukses është i kombit dhe i të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Ata gjithashtu kritikuan përpjekjet për shtrembërimin e historisë së UÇK-së, duke theksuar se dokumentet dhe arkivat zyrtare do të dëshmojnë të vërtetën.
Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e plotë:
Sot, më 17 nëntor, ishte përvjetori i 31 i themelimit e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesin e themelimit – emërtimit e ndërtimit të saj e bëri Kryesia e LPK-së, respektivisht Sektori i Veçantë.
Nën drejtimin e Shtabit Qendror, e më vonë të Shtabit të Përgjithshëm, arritëm sukses të paimagjinueshëm deri atëherë. Arritëm besueshmërinë e lartë në popull, mbështetjen e diasporës, mbështetjen e Shtetit shqiptar dhe mbështetjen ndërkombëtare. Fituam besimin e NATO-s, të ShBA-ve dhe në fund me mbështetjen e tyre dhe mbarë Perëndimit çliruam Kosovën.
Ky është sukses i kombit e i të gjithë atyre që kontribuuan për liri.
Tendenca për të shtrembëruar historinë e UÇK-së nga elementë të papërgjegjshëm është përpjekje që nuk ka të bëjë me të vërtetën.
Ngado që të thuhen e shkruhen të pavërteta siç ndodhi ndonjëherë, historia e mbështetur në dokumente e arkiva do i hedh poshtë si insinuata të pavërteta.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
1. Azem Syla
2. Xhavit Haliti
3. Nait Hasani.



Të tjera
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm
Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë