Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë sot Kosovën, në kuadër të turit të tij katërditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada gjermane në Prishtinë, e cila ka konfirmuar se qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi për rrugën europiane të Kosovës dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.
Vizita e kreut të diplomacisë gjermane vjen në një moment kyç për proceset integruese të Kosovës, ndërsa Berlini mbetet një nga mbështetësit më të fuqishëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Wadephul pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit institucionalë, ku do të trajtohen çështje të sigurisë, reformave dhe forcimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Ambasada gjermane në Prishtinë ka ftuar qytetarët që ta ndjekin vizitën, duke e cilësuar atë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe në procesin integrues të Kosovës.



Të tjera
Ndalohet kontrabanda me 600 kg djathë, veshmbathje e medikamente në Zubin Potok
Dardania nën ujë, kjo është gjendja pas të reshurave
Mos hapni pusetat gjatë reshjeve