Dëshmia e Clark rrëzon mitin e rremë për Thaçin – flet bashkëluftëtari i Sali Çekajt

Gjenerali i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Ashtu si të gjithë dëshmitarët e mbrojtjes së Hashim Thaçit, edhe Clark ka deklaruar se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak, ndryshe nga ajo që ka proklamuar tash e 25 vite Thaçi, se ai ishte lideri i UÇK-së.

“U takova me z. Thaçi për herë të dytë përpara se të fillonte fushata e bombardimeve, nëse nuk gaboj. He was one of the people there, he was the most authoritative person, he was the youngest, he was the most persuasive. Pra, ishte personi që ishte i veshur më mirë, kishte flokët në mënyrën më të përshtatshme. Jetonte në Zvicër, fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe. Unë ndërkohë nuk flisja shumë gjermanisht kështu që ishte pak e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin, por ai nuk ishte komandant ushtarak”, ka thënë gjenerali Clark.

Image

Saim Tahiraj
E sipas ish-bashkëluftëtarit të Sali Çekajt, Saim Tahiraj, në Gjykatën Speciale po zbulohet gënjeshtra e Hashim Thaçit dhe po thyhet miti i krijuar nga ai.
“Sa para po paguhen nga buxheti i varfër i Kosovës dhe nga forma të tjera, vetëm e vetëm për të shpëtuar imazhin e tyre, për të çmontuar mitin e tyre të rremë? Sot kemi dëshmi të shumta nga personalitete të njohura amerikane dhe evropiane që e ekspozojnë qartë këtë mit të rrejshëm. Kulla e tyre e ‘fuqishme’, ndërtuar mbi legjenda të vetëshpallura, në Hagë po bie si letër nën shi”, shton Tahiraj.

Ai thotë se në emër të luftës, të ashtuquajturit komandantë ndërtuan perandorinë e tyre të pushtetit dhe të pasurisë, mbi shpinën e Kosovës së dashur, e cila doli nga lufta e shkatërruar, me plagë të thella dhe me varfëri.

“Vrasjet politike ndodhën në Kosovë, gjatë luftës dhe pas saj. Dikush i bëri ato vrasje, dikush i urdhëroi ato. Serbë nuk kishte në Kosovë – por kishte shqiptarë. Kush ishin ata kriminelë që ekzekutonin e flisnin shqip? Kush ishin ata super-kriminelë që jepnin urdhra dhe përsëri flisnin shqip? Zërat e viktimave sot thërrasin fuqishëm nga varret: drejtësi!”, thekson Tahiraj.

“Derisa drejtësia të mos vendoset, ky vend nuk do të gjejë qetësi. Gjëmët tona do ta dridhin tokën Dardane, për të cilën dhamë gjithçka, dhe nuk do t’i lëmë të qetë ata që fshihen pas miteve. Sa më shpejt të vendoset drejtësia, aq më mirë për ju të gjallët — sepse vetëm atëherë do të mund të fitoni qetësinë dhe lirinë e vërtetë”, përfundon Saim Tahiraj.