Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Shqiprisë Dinamo City.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë mesfushori nga Peja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke fituar statusin e lojtarit të lirë.
“Pas marrëveshjes me klubin Dinamo, nga sot jam lojtar i lirë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për presidentin e klubit, stafin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Dinamos për mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe. Ishte një nder të isha pjesë e këtij klubi dhe ju jam falënderues për çdo moment të përbashkët”, ka shkruar Berisha.



Të tjera
Infrakos planifikon investim mbi 2.4 milionë euro për sigurinë e vendkalimeve hekurudhore
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Përse duhet të hani mjaltë me arra?