Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Osmani ka shkruar në “X”, se ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë dhe rajonin edhe më afër Bashkimit Evropian.
“Urime Presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian”.
“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Barazia gjinore është betim, veprim dhe marshim i përbashkët
Plejofi i Kosovës ia vë flakën Beogradit – mediat serbe në krizë nervore
12 gjëra që duhet t’i bëni në mbrëmje e jo mëngjes