Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuarit e shpallur në kërkim janë dorëzuar, ndërkaq i dyshuari i tretë vazhdon të jetë në kërkim.
Aktualisht, në kërkim nga Policia e Kosovës është Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë.
I dyshuari kërkohet për këto vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat kontaktuese: 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë); 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë dhe email: info@kosovopolice.com.
Ndërkaq, Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë dhe Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë janë dorëzuar në polici dhe nuk figurojnë më si persona në kërkim.



Të tjera
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen tre persona
Përdorni qepën për shëndetin e trurit dhe sistemin nervor
Kuvendi i LDK-së: Së shpejti nis votimi për votëbesim