Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 32-të, ndërsa një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, bëri të ditur Krasniqi.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së