Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 23 vjeçari nga Vollkova për kryerje të akteve të tjera seksuale ndaj një vajze 5 vjeçare, vepër e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal.
Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur mes majit dhe korrikut të këtij viti, në shtëpinë e të pandehurit, i cili e ka kërcënuar viktimën të mos tregojë. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit.
“Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 23 vjeçari nga Vollkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç, në përputhje me nenin 188, paragrafi 5 i Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.
Në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, i pandehuri e ka detyruar një vajzë pesëvjeçare të kryejë akte seksuale në shtëpinë e tij dhe e ka kërcënuar se nuk i lejohet t’i tregojë babait të saj për këtë. Së bashku me aktakuzën, prokurori publik kompetent i ka paraqitur gjykatës edhe një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin.




Të tjera
Shkaktarët më të shpeshtë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit
Pas Osmanit, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë takon Kurtin
UÇK nuk ishte te*rroriste, janë njerëz që lu*ftuan kundër një regjimi të padrejtë