Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt ka njoftuar se një person i panjohur po keqpërdor emrin e tij për të mashtruar qytetarët, përcjell KosovaPost.
Sipas Jasharit, një individ me numër telefoni të Bosnjës po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke kërkuar para kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëkombas,
Sot jam njoftuar se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin tim dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.
Ju bëj thirrje të tregoni kujdes, të mos bini pre e këtij mashtrimi të turpshëm dhe t’i raportoni menjëherë rastet në Polici.
Njëkohësisht, u kërkoj organeve të rendit që të merren urgjentisht me këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme.



Të tjera
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së
Prótestë e tensíone para Kuvendit në Shqipëri – përplasje me policinë dhe mbi 20 të shoqëruar
“E papranueshme” – Zv-presidenti i Parlamentit Evropian dënon dhúnën policore ndaj protestuesve në Tiranë