Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, përcjell KosovaPost.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që ka arritur Kosova gjatë viteve të fundit.
Kurti theksoi rezultatet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në mbrojtje dhe siguri, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke shtuar vendosmërinë e Qeverisë për të vijuar me reformat që rrisin zhvillimin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua rolit të lobimit shqiptar në ShBA, kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rëndësisë së bashkëpunimit të mëtejshëm në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën. Kryeministri Kurti e vlerësoi angazhimin e z. Bajraktari dhe të gjithë komunitetit shqiptar në afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe forcimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Të tjera
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së
Prótestë e tensíone para Kuvendit në Shqipëri – përplasje me policinë dhe mbi 20 të shoqëruar
“E papranueshme” – Zv-presidenti i Parlamentit Evropian dënon dhúnën policore ndaj protestuesve në Tiranë