Agjencia e Menaxhimi e Emergjent (AME) ka njoftuar se situata në nivel vendi në Kosovë është kryesisht e qetë, pas reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë dy ditëve të fundit, transmeton KosovaPost.
“Pas vlerësimit të gjendjes në terren dhe rënies së intensitetit të reshjeve, situata konsiderohet më e qetë dhe nën kontroll”, thuhet në njoftimin e AME.
Ky institucion ka bërë të ditur se që nga fillimi i reshjeve, Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kanë kryer 76 intervenime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Kllokot, Podujevë, Mitrovicë, Lipjan, Kamenicë, Novobërd, Junik, Ranillug dhe Shtime.
Ndërsa gjashtë familje në komunat si Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Gjilan janë evakuuar.
AME bëri të ditur se në disa zona janë evidentuar vërshime të tokave bujqësore, si dhe depërtime të ujërave nëpër shtëpi, kryesisht nëpër podrume.



Të tjera
Reagimi i Kelmendit: “Shkrimet e fundit për Reçakun janë të pavërteta dhe shpifje”
Haziri paralajmëron: “Kriza ka me u thellu, zgjedhjet nuk janë zgjidhje”
Murati: “Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve”