Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas seancës së parë të jashtëzakonshme të thirrur sot, duke shprehur keqardhje për pjesëmarrjen e pamjaftueshme të grupeve parlamentare, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se mungesa e kuorumit pengoi miratimin e çështjeve të rëndësishme financiare për vendin, përfshirë Buxhetin e vitit 2026, situatën financiare të komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, si dhe zgjidhjen financiare për RTK dhe pagat e punëtorëve të saj.
Basha theksoi se këto tema kanë rëndësi jetike për mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve publike, duke nënvizuar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Kryesinë dhe komisionet parlamentare për të krijuar kushtet institucionale për miratimin e tyre.
Ai shprehu keqardhje që, përveç Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Grupit Multietnik dhe nënkryetarit Rashiq, pjesëmarrja nga grupet e tjera parlamentare nuk ishte e plotë, duke theksuar se kjo pengon procesin dhe përgjegjësinë institucionale ndaj qytetarëve.



Të tjera
Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë
Si ndikon alkooli në tru?
Datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve 21 dhe 28 dhjetori