Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar nesër në një takim të përbashkët konsultativ partitë politike parlamentare, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Takimi do të mbahet në orën 10:30, dhe tashmë pranimin e ftesave për këtë takim e kanë konfirmuar pothuajse të gjitha partitë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se e ka marrë ftesën dhe se do të marr pjesë në takim.
“Po e kam marrë ftesën nga Presidentja dhe do të marrë pjesë në takimin e ftuar”, ka thënë Kusari-Lila.
Ndërkaq edhe nga Nisma Socialdemokrate kanë konfirmuar se do të marrin pjesë.
“Po kemi pranuar ftesën dhe do të marrë pjesë z.Limaj”, ka thënë Albert Maxhuni nga Nisma.
Ky zhvillim vjen pas seancës së sotme në Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.



Të tjera
Gjumi i mjaftueshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Kosova, përfaqësuesja e ranguar më së ulëti që paraqitet në plejof
Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi