Në një cikël kualifikues për Botërorin e vitit 2026 të mbushur me sfida dhe rivalitet të fortë, Kombëtarja e Kosovës ka arritur të shkëlqejë dhe të sigurojë “play-off”-in falë disa prurjeve të reja që kanë sjellë energji, kualitet dhe perspektivë.
Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha kanë ardhur në skuadër me ambicie të mëdha dhe shpejt janë shndërruar në lojtarë kyç që po ndihmojnë ‘Dardanët’ drejt aspiratave të tyre për kualifikim në Botëror.
Hajdari bëri debutimin e tij me Kosovën më 10 tetor 2025, në ndeshjen kundër Sllovenisë, gjatë fazës kualifikuese për Botërorin.
Për Kosovën, prania e Hajdarit në qendër të mbrojtjes ofron stabilitet dhe siguri, një dimension shumë i domosdoshëm për ekipin.
Një tjetër atribut shumë i rëndësishëm që Hajdari ka sjellë me vete te Kosova është aftësia e tij për të luajtur me topin, gjë që i ka ndihmuar shumë skuadrës në ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja.
Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu
Në debutimin e tij kundër Zvicrës, Avdullahu u vendos me besim nga Foda në mesfushë, duke sjellë vizion loje, kontroll topi dhe kreativitet, elemente këto që i nevojiten secilës kombëtare në rrugën drejt suksesit.
Veldin Hoxha, nga ana tjetër, debutoi më 8 shtator 2025 ndaj Suedisë, duke hyrë në lojë nga banka rezervë.
Veldin Hoxha në stërvitje
Aftësitë e Hoxhës për të mbajtur topin dhe për të shkatërruar aksionet e kundërshtarit e kanë bërë atë një lojtar të çmuar për kombëtaren.
Me përzgjedhësin Franco Foda në krye, ardhjet e reja dhe tifozët në tribunë, Kosova duket më e përgatitur dhe më konkurruese se kurrë në histori për të arritur objektivin e saj: të sigurojë pjesëmarrjen në Botërorin e 2026-ës.





Të tjera
Gjumi i mjaftueshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Kosova, përfaqësuesja e ranguar më së ulëti që paraqitet në plejof
Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi