Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 2934 kg tranguj të konservuar në Mamushë të cilët ishin përgatitur për eksport në Slloveni.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) njofton se përmes sistemit të alarmimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë-RASFF, ka pranuar një njoftim lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë, Kosovë, dhe të eksportuar në Slloveni. AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Në njoftim po ashtu thuhet se nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti nr. 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.
AUV njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll.



Të tjera
Vendimi i Supremes për Mitrovicën ndez reagimin e Pecit: “Ky vendim ka implikime të mëdha”
Debat i ashpër në politikë: Qarri akuzon opozitën për “tradhti shtetërore” dhe bllokim të buxhetit
Rivotimi i Mitrovicës mohohet nga Gjykata Supreme – reagime dhe polemika në skenën politike