Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Shkarkimi i Kryeprokurorit në detyrë pengon reformat dhe minon rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit në detyrë, duke e cilësuar këtë hap si të dëmshëm për proceset reformuese në sistemin e drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, BE-ja theksoi se ky veprim “pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme në KPK, si dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve”.
Sipas reagimit, një vendim i tillë godet edhe progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Bashkimi Evropian ka kërkuar më herët reforma të thella në sistemin prokurorial dhe respektim të plotë të standardeve të pavarësisë dhe integritetit institucional.

Përkthimi në shqip i reagimit të plotë:

“Shkarkimi i sotëm i Kryeprokurorit të Shtetit në detyrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (#KosovoProsecutorialCouncil) pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme në KPK, si dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve.
Ky veprim gjithashtu minon progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.”