Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar sot Besim Kelmendin nga detyra e Ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit, në një mbledhje ku ishin të pranishëm vetëm pesë anëtarë. Vendimi erdhi pas kërkesës së zëvendëskryesueses së KPK-së, Jehona Gërvalla-Grantolli, e cila propozoi që shkarkimi i Kelmendit të futet në rend dite, duke përmendur edhe intervistimin e tij të fundit si dëshmitar për masakrën e Reçakut.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë vendit. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dalë me një deklaratë të qartë dhe kritike ndaj KPK-së, duke e cilësuar vendimin si të dëmshëm për sundimin e ligjit dhe proceset reformuese në sistemin prokurorial.
Shkarkimi i Kelmendit pritet të ngrejë më tej tensionet rreth funksionimit të KPK-së dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë në vend.



Të tjera
Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit
Nuk jemi kundër koalicioneve, por se duam varësinë nga subjektet e tjera
SHBA nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Afrikën e Jugut