Një person me inicialet B.K (shofer autobusi) është arrestuar pasi i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 kilogramë substancë narkotike.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”.
Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet.



Të tjera
Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje
Këshilla për të qënë të shëndetshëm në stinën e verës
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE