Një aksident ka ndodhur në fshatin Çikatovë të Gllogocit, ku vozitësi mashkull kosovar, nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore femër kosovare.
Si pasojë e aksidentit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia njofton se pas vendimit të prokurorit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
“Fsh. Çikatovë, Gllogoc 21.11.2025 – 22:11. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësoren femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.



Të tjera
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?
Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave