ASKUSH NUK E PRISTE! Brikena pajtohet me motrën e Mateos, harrohen të gjitha mosmarrëveshjet!

Brikena dhe motra e Mateos hedhin pas krahëve mosmarrëveshjet? Një detaj në rrjetet sociale ngjall dyshime

Duket se raporti mes Mateos dhe Brikenës po shkon drejt përmirësimit, ndërsa një zhvillim i fundit në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Siç vëren Botaelajmeve.info, pasi dyshja kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një tjetër detaj nuk ka kaluar pa u vënë re. Brikena dhe motra e Mateos janë bërë sërish “follow” me njëra-tjetrën, duke lënë të kuptohet se mosmarrëveshjet e mëparshme mund t’i përkasin së kaluarës.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal pozitiv se raportet mes tyre janë përmirësuar dhe se marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës po hyn në një fazë më të qetë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga protagonistët për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për një pajtim të plotë apo thjesht për një afrim mes palëve. Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të komentojnë çdo lëvizje të tyre në rrjetet sociale.