Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, foli për mundësinë që Palestina të njohë Kosovën gjatë një interviste në emisionin On the Road në Top News, të drejtuar nga Anisa Bahiti.
I pyetur nëse Palestina mund të veprojë njësoj si Siria fqinje në lidhje me njohjen e Kosovës, Mhanna u përgjigj se: “Nuk i dihet kurrë”.
Ambasadori theksoi se Palestina nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës, duke e përshkruar marrëdhënien si të mirë dhe duke nënvizuar se çështja ka natyrë diplomatike.
“Palestinezët në përgjithësi nuk kanë pasur asgjë me Kosovën apo qytetarët e Kosovës. Personalisht e njoh Ambasadorin e Kosovës dhe e kam takuar shumë herë gjatë pritjeve të ndryshme. Njoh gjithashtu shumë njerëz të tjerë nga Kosova. Të gjithë janë shumë të respektuar. Nuk kemi asgjë kundër tyre”, tha Mhanna, duke theksuar marrëdhëniet respektuese që ai ka përjetuar personalisht.
Ai përsëriti se marrëdhëniet mes dy popujve janë “të mira”, pavarësisht kompleksitetit politik, duke sugjeruar se zhvillimet në të ardhmen nuk përjashtohen.



Të tjera
Ekspertët amerikanë flasin qartë: A është NATO e vetmja rrugë për shpëtimin e Kosovës?
2 Korriku na solli shtetin – por a po e mbrojnë sot ata që e udhëheqin?
ASKUSH NUK E PRISTE! Brikena pajtohet me motrën e Mateos, harrohen të gjitha mosmarrëveshjet!