Kryetari i Parlamentit nuk zgjidhet pa bërë kompromis VV, ja çfarë thotë aktgjykimi i vitit 2014

BE e pa të pakuptueshëm refuzimin e opozitës për Planin e Rritjes

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë në Ministerialin për Planin e Rritjes së BE-së, të mbajtur në Tiranë në kuadër të samitit të liderëve të rajonit.

Murati ka theksuar në postimin e tij në “Facebook” se gjatë bisedave me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare ka hasur vështirësi për t’ua shpjeguar arsyen pse opozita në Kuvendin e Kosovës ka refuzuar ta ratifikojë Planin e Rritjes së BE-së, me vlerë 880 milionë euro.

Sipas Muratit, përfaqësuesit evropianë e kanë konsideruar të pakuptueshëm dhe të papranueshëm këtë veprim të opozitës, duke e parë si një pengesë për përfitimet ekonomike që ky plan do t’i sillte vendit.