Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani, ka bërë të ditur se mediat gjermanishtfolëse po raportojnë për dyshime të reja që e lidhin presidentin serb Aleksandar Vuçiq me gjueti snajperësh ndaj civilëve në Sarajevë gjatë viteve ’90.
Cani përmend edhe deklaratat e Vojislav Sheshelit në Hagë, i cili ka thënë se Vuçiq ka qenë aktiv në atë lokacion. Ai rikujton gjithashtu deklaratat radikale të Vuçiqit në parlamentin serb dhe rolin e tij si ministër i Informimit në vitin 1999, kur në Batajnicë u gjetën mbi 900 trupa të shqiptarëve të vrarë dhe varreza të tjera masive. Sipas Canit, Vuçiq ka heshtur për këto krime, duke ngritur pikëpyetje për rolin e tij të atëhershëm.
Postimi i plotë:
Edhe Shesheli e ka thënë në Hagë gjatë procesit kundër tij se Vuçiqi ka qenë vullnetar në Sarajevë tek këto varreza.
E ju kujtoj se Vuçiqi ka qenë ministër i informacioneve edhe në vitin 1999 në kohën e luftës së Kosovës, kur ndër tjerash në Batajnicë pra në Beograd, janë sjellur dhe futur në dhe mbi 900 trupa të shqiptarëve të vrarë. Janë gjetur edhe varreza tjera masive, maune me civilë…
Për këtë ngjarje nuk ka pasur informacione asokohe… me një fjalë, ai vetë ka heshtur për këto krime. Pse? Nuk e ka ditur apo?



Të tjera
“As propaganda s’i prek vlerat e UÇK-së” – Haradinaj dërgon mesazh të qartë
“Kjo bile s’po prek burra të martuar”, Santiana Maloku i kundërpërgjigjet ashpër komentueses
“Kopje e Gjestit?” – Reagon stafi i Ibro Delit: Ai ngjason me të vetëm nga pamja, jo nga personaliteti e formimi