Suedia është kombi i fundit evropian që ndan qëndrimin e saj për këtë çështjen e bisedimeve të paqes që u mbajtën në Gjenevë.
Ministrja e saj e Jashtme, Maria Malmer Stenergard, tha se Suedia nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë ose ndonjë territori tjetër ukrainas nga Rusia, transmeton Telegrafi.
“Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, dhe nuk mund të ketë kufizime në ushtrinë e saj nëse duam të arrihet një paqe e qëndrueshme”, shtoi ajo.
Ndryshe, plani i paqes prej 28 pikash i SHBA-së që iu propozua për herë të parë Kievit javën e kaluar, përfshin Ukrainën që bën lëshime të rëndësishme territoriale ndaj Rusisë, duke përfshirë të gjithë Krimenë, Luhanskun dhe Donetskun.
Në anën tjetër gjatë takimit të djeshëm mes palës amerikane, ukrainase dhe asaj evropiane në Gjenevë, thuhet se është arritur progres – të paktën kështu kanë deklaruar nga pala amerikane.



Të tjera
Si ta qetësoni bebin tuaj me vetëm 3 lëvizje
Shtyrja e aktgjykimit në Hagë, OVL e UÇK-së: E padrejtë, rezistenca jonë do të zhvendoset në rrugë
Tirana rrezikon të mos jetë nikoqire e samitit të radhës të NATO-s