Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se pikërisht sot, më 28 Nëntor është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Gegë, përcjell KosovaPost.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se lindja e djalit është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.
“Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë”.
“Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty. Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ai.



Të tjera
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt shkrimit të historisë së Kosovës
Çfarë thotë shkrimi i dorës për personalitetin tuaj!