Donald Trump dëshiron të ashpërsojë në mënyrë drastike politikën e migracionit dhe të pezullojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha “vendet e Botës së Tretë”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua se do të “pezullojë përgjithmonë migracionin” nga ato që ai i quajti “vende të Botës së Tretë”. Deklarata erdhi pas një sulmi me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili dyshohet se u krye nga një shtetas afgan.
Trumpi nuk përmendi emra shtetesh të caktuara në postimin e tij në platformën Truth Social, por tha se kjo lëvizje synon të “rimëkëmbë plotësisht vendin, të anulojë të gjitha milionat e pranimeve të paligjshme të Bidenit — përfshirë ato të nënshkruara nga ‘autopen’-i (nënshkrimi automatik) i ‘Sleepy Joe’ Biden — dhe të largojë këdo që nuk është aset me vlerë për Shtetet e Bashkuara.”
Kufizim i përfitimeve për “jo-shtetasit”
Ai tha se do t’u jepte fund të gjitha përfitimeve dhe subvencioneve federale për “jo-shtetasit” dhe do t’u “hiqte shtetësinë emigrantëve që cenojnë qetësinë e brendshme”. Trump shtoi se do të dëbonte çdo shtetas të huaj që e konsideronte barrë publike, rrezik për sigurinë ose “të papajtueshëm me qytetërimin perëndimor”.
“Vetëm migracioni i anasjelltë mund ta shërojë plotësisht këtë situatë,” shtoi Trump në postimin e tij.
Sulmi në Uashington DC
Sulmi ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington DC rezultoi në një vdekje. Një shtetas afgan 29-vjeçar, i cili kishte punuar me CIA-n gjatë Luftës në Afganistan, po përballet me akuza. Ai kishte migruar përmes një programi të krijuar nga Biden për të zhvendosur ata që ndihmuan trupat amerikane pas tërheqjes nga Afganistani.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha