Ish-ministri i Jashtëm dhe historiani Paskal Milo theksoi se 28 Nëntori mbetet një festë mbarëkombëtare, e cila u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve apo pozicionimeve politike.
“Sot ka vetëm një gjykim të përbashkët: kjo është një festë që na jep kënaqësi dhe emocion të gjithëve, sepse është ditë e shqiptarëve,” u shpreh Milo për RTSH. Sipas tij, festat kombëtare kanë gjithmonë një rol bashkues, edhe kur mesazhet ndryshojnë nga viti në vit.
Duke komentuar pritjen e përvitshme në Pallatin e Brigadave, Milo vlerësoi fjalën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e cilësuar “të qartë dhe të bukur”. Ai nënvizoi se këtë vit Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian. “Ky ishte viti evropian i Shqipërisë. Presidenti dha mesazhe për sukseset, për hapjen e të gjithë kapitujve dhe për rrugën drejt anëtarësimit në BE,” tha ai.
Historiani theksoi se është thelbësore që qytetarët të fokusohen te mesazhet kryesore të ditës, pasi ndarjet politike kanë qenë dhe do të mbeten pjesë e jetës publike.
“Por sot është një ditë që na bashkon. Ajo që na bashkon është dëshira që Shqipëria të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian, sepse kjo është në të mirën e të gjithë shqiptarëve,” përfundoi Milo.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha