Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

Hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të mbyllet tërësisht

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi sot se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të mbyllej plotësisht, sipas “Reuters”.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem merrni në konsideratë mbylljen plotësisht, te hapësirës ajrore mbi dhe rreth Venezuelës”, tha Trump në një postim në “Truth Social”.

Javën e kaluar, rregullatori i aviacionit në SHBA paralajmëroi linjat ajrore kryesore për një situatë potencialisht të rrezikshme gjatë fluturimeve mbi Venezuelë – për shkak të një situate sigurie në përkeqësim dhe aktivitetit të shtuar ushtarak në ose përreth vendit.

Venezuela revokoi të drejtat e operimit për gjashtë linja ajrore të mëdha ndërkombëtare që kishin pezulluar fluturimet në vend – pas një paralajmërimi nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA./atsh