Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Rreth orës 15:50, në rrugën “Dardania”, pranë shkollës “Mihal Grameno”, është raportuar për një kanosje që ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, personi i dyshuar ka qenë duke lëvizur me një veturë të tipit Audi A3, ngjyrë e zezë, dhe është larguar menjëherë pas të shtënave.
Viktima, A. M., 40 vjeç, është paraqitur në stacion policor dhe ka deklaruar se është plagosur në gishtin e këmbës së majtë. Ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Nga dëshmia e tij, viktima tha se nuk e njeh të dyshuarin, por paraprakisht kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion, e cila dyshohet të ketë përshkallëzuar konfliktin deri në të shtëna.
Patrullat policore janë ende në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Prokurori i rastit ka autorizuar procedurat e nevojshme, ndërsa hetimet po vazhdojnë.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha