Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Kaja Kallas, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Moldavisë, nga dronët rusë.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Kallas ka thënë se kjo gjë nuk është e pranueshme dhe e vë në rrezik trafikun ajror civil.
“Shkeljet e hapësirës ajrore të Moldavisë nga dronë rusë janë të papranueshme dhe vënë në rrezik trafikun ajror civil.
BE-ja po investon 20 milionë euro këtë vit në mbrojtjen ajrore të Moldavisë për të ndihmuar në forcimin e sigurisë së vendit.
Qielli i Moldavisë nuk mund të bëhet viktimë e luftës së Rusisë” u shpreh ajo.
Kujtojmë se Moldavia, që është në kufi me Ukrainën, u detyrua të mbyllë hapësirën ajrore, pikërisht për shkak të sulmeve ruse me dronë.



Të tjera
Si ta qetësoni bebin tuaj me vetëm 3 lëvizje
Shtyrja e aktgjykimit në Hagë, OVL e UÇK-së: E padrejtë, rezistenca jonë do të zhvendoset në rrugë
Tirana rrezikon të mos jetë nikoqire e samitit të radhës të NATO-s