“Jemi në bisedime me LDK-në”, kështu tha për lajmi.net kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kur u pyet për koalicion parazgjedhor.
Kjo deklaratë e tij ishte me 26 nëntor. Tre ditë kanë kaluar dhe ende nuk dihet se a ka pasur përparime mes Nismës dhe LDK-së për një koalicion parazgjedhor.
Po ashtu, në prononcimin për lajmi.net, Limaj e kishte mohuar se ka pasur ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kah do të rreshtohet Limaj? Kjo është pikëpyetja e momentit!
Nuk i kanë mbetur edhe shumë kohë për të vendosur.
Nesër do të jetë e fundit për partitë që të regjistrojnë koalicionet.
Pas kësaj dite, nuk mund të ketë koalicion të regjistruar mes dy partive.
Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur marrëveshje me dy parti, që kandidatët e tyre të bëhen pjesë e listës së tyre. Bëhet fjalë për Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe Partinë e Drejtësisë (PD).



Të tjera
Ja si të holloni gjakun dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut
Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës
Përfundon marshimi nëpër Tiranë në ditën e 32-të të protestës, qytetarët thirrje: Nesër në 10-të para Parlamentit