Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të kuptohet se është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai deklaroi se për PDK-në dhe Bedri Hamzën ashtu si më 9 shkurt, do të jenë më të përkushtuar se kurrë për votë më 28 dhjetor, me synimin për të tejkaluar 20 mijë vota.
“Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në ato qendrore. Vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka shkruar Lladrovci.



Të tjera
E rëndë në Suharekë: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja
Si ta qetësoni bebin tuaj me vetëm 3 lëvizje
Shtyrja e aktgjykimit në Hagë, OVL e UÇK-së: E padrejtë, rezistenca jonë do të zhvendoset në rrugë