Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel ka takuar Këshilltarin Federal Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).
“Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën””, ka shkruar Rutte në X.
Që nga tetori i vitit 1999, Forcat e Armatosura Zvicerane marrin pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës të NATO-s, Kosovo Force (KFOR), në Kosovë me Kompaninë Zvicerane dhe kontingjentet Swisscoy. Numri maksimal i personelit të Forcave të Armatosura Zvicerane aktualisht është 215, dhe mandati aktual skadon në fund të vitit 2026.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë