Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse.
Në reagimin e tyre thuhet se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me ‘shtabin e krizës’, po krijojnë tensione të panevojshme.
“Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një “shtabi krize” vetëm sa krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik”, thuhet në deklaratën e OVL-UÇK-së.
“Ne sigurojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e organizuar në koordinim të plotë, është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka asnjë arsye për dramatizim. Kërkojmë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të ruajnë profesionalizmin dhe të mos e politizojnë të drejtën kushtetuese të protestës. Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet”, thuhet në deklaratë



Të tjera
Vetitë shëruese të borzilokut
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen