Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, në kuadër të delegacionit qeveritar që do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 75 vjetorit të ekzistencës së Aleancës, u takua me Brandon P. Yoder, zëvendës asistent Sekretar i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Në takim u bisedua për aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA-të, si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian, proces ky që ka rëndësi vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë.
Një nga temat më të rëndësishme të takimit ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e trajnimit dhe forcimit të burimeve njerëzore dhe materiale, për përballimin më të suksesshëm të këtyre sfidave.
“Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të konfirmuar përkushtimin tonë dhe për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të arritur qëllimet tona strategjike dhe për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të begatë për qytetarët tanë”, theksoi ministri Toshkovski.
Të tjera
Policia e Kosovës, simbol i shtetit tonë të pavarur
Policia nuk i la shans kr*imit e te*rrorizmit në veri
S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës