Është arratisur Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Siç mëson Telegrafi, Policia që nga dita e vendimit për dënim me burg të Roshiqit janë në kërkim të tij, për ta arrestuar.
Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë u shpall aktgjykimi dënues ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviq, i cili ishte lideri i Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri,demokraci, drejtësi’.
Me tetë vite burgim u dënua Marko Roshiq, për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.
Ivanoviq ishte qëlluar me armë zjarri me 6 plumba përballë zyrave të partisë së tij më 16 janar të vitit 2018, në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.
Të akuzuarit nuk ishin në seancë kur u shpallë aktgjykimi dënues.
Të tjera
Kurti pas hapjes së urës: Urime qytetarëve të Mitrovicës
Nuk është garë e ping-pongut ndërtimi i institucioneve
“Do ta merrni vesh shpejt”, Haxhiu nuk tregon emrat për kryesues Kuvendi