Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, mbrëmë ka pa pësuar humbjen më të thellë me ekipin e tij si vendas, me rezultat 5:0 nga Nottingham Foresti në kuadër të kampionatit anglez.
Humbje e rëndë që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Sunderlandit.
Futbollisti Xhaka e ka një shpjegim për këtë humbje të thellë.
“Është shumë e vështirë, natyrisht. Në këtë nivel, nëse bën gabime, dënohesh.
Ne nuk i kemi menaxhuar momentet e mira. Kur kundërshtarit i jep vetëbesim, sidomos në këtë ligë, të dënon.
Pesë gola janë të papranueshme për ne, por ne lojtarët duhet të marrim përgjegjësi.
Sezoni është maratonë, nuk është sprint.
Ne kemi pasur sezon të mirë deri tani, por gjithnjë e kemi ditur se është rrugë e gjatë.



Të tjera
Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president
Lumir Abdixhiku propozon emër për president
Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president