Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e dy dhe plagosjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë një sulmi terrorist në Siri, përcjell KosovaPost.
Në një reagim, në Facebook, Maqedonci thekson se dhimbja është më e madhe duke pasur parasysh se ushtarët ishin nga shteti i IOWA, një shtet mik i Kosovës, me të cilin Kosova ka bashkëpunim në kuadër të programit për partneritet mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare.
“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Major Gjeneral Stephen E. Osborn, Komandant i Gardës së IOWA, Guvernatoren Kim Reynolds dhe gjithë qytetarëve të IOWA dhe SHBA-së”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar gjithashtu se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri në botë është një mision fisnik, për të cilin Kosova është shumë falënderuese.



Të tjera
Pse ndjehemi gjatë gjithë kohës të lodhur?
Hudhra lufton gripin
Gratë duhet të ushqehen sipas moshës